Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron ukrainas në qytetin rus të Nizhnekamsk, njoftuan të hënën autoritetet lokale.
Sulmi është një nga më vdekjeprurësit që ka goditur territorin rus në më shumë se dy vjet, ndërsa autoritetet vijojnë të hetojnë përmasat dhe pasojat e tij.
Nizhnekamsk ndodhet më shumë se 1,000 kilometra në lindje të Moskës dhe është një qendër e rëndësishme industriale. Në qytet ndodhet një prej rafinerive më të mëdha dhe më të avancuara të naftës në Rusi, e cila dyshohet se mund të ketë qenë objektivi i sulmit.
Sulmet ukrainase me dronë janë shtuar gjatë muajve të fundit në territorin rus, duke synuar kryesisht objektiva të lidhura me industrinë e naftës dhe infrastrukturën ushtarake. Ndërkohë, autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi dëmet e shkaktuara në objektet industriale.