Rama kërkon mandatin e tretë dhe 800 mijë vota

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Rama u shpreh se tashmë ai kërkon një mandat të tretë me 800 mijë vota.
Ai u shpreh se mandat i parë ka shërbyer për të hapur themelet e punës, ndërsa i dyti për të shtrirë kantieret e punës. Tashmë ai u kërkon të tijëve që të forcojnë energjitë për të marrë kështu edhe mandatin e tretë, për ta çuar kështu sipas tij deri në fund misionin e qeverisë së tij për ta vendosur vendin në nivelin më të lartë historik që është parë nëdonjëherë.
Madje gjatë fjalës së tij për vizionin e mandatit të tretë, Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe projektin për “minishengenin ballkanik”. Mesa duket një qëndrim ky për të treguar që ky projekt do të shkojë edhe më tutje me qeverisjen e tij.
E përsa i përket ëndrrës së shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Evropian, Rama tashmë ka thënë se kjo është në dorën e vendimarrësve të unionit, dhe se ne do të presim deri kur të jetë e nevojshme.