Spahiu, Amerika e tha troç: “Mbështesim revolucionin, por jo rotacionin”

Nga Kreshnik Spahiu

Ambasadorja amerikane foli troç: E mbështesim popullin të protestojw kundër Ramës por “flamurin” e revolucionit s’mund ta mbajw një anti-amerikan si Meta.

Sali Berisha ka shumë të drejtë kur thotë që Edi Rama nuk rrëzohet me vota, por me revolucion.

E gjitha është 99% e saktë, por 1% i pa treguar është që revolucioni kërkon mbështetje amerikane dhe europiane.

Çdo rebelim civil i udhëhequr nga politikanë që nuk i mbështet Perëndimi, nuk konsiderohet revolucion por kundër-revolucion.

Mijëra demokratë u tubuan në sheshin bardheblu si ushtarë të Ilir Metës me bindjen që Meta është e “keqja më e vogël”.

Këtu fillon problemi dhe dështimi i protestave.

Peshorja e demokratëve ndryshon nga peshorja e amerikanve.

Amerikanët e konsiderojnë Edi Ramëm si e keqja më e vogël dhe s’duan rikthimin e Berishës dhe Metës që administrojnë sot opozitën shqiptare.

“E keqja e vogël” e demokratëve, quhet “e keqja e madhe” për SHBA dhe BE.

Amerika e ka shprehur qartë prej vitesh nëpërmjet 4 ambasadorve Arvizu, Withers, Lu dhe Kim: “Peshqit e mëdhenj duhen arrestuar”

Prandaj i kërkuan ish-prokurorit të Përgjithshëm proçedim penal për Berishën dhe Metën.

Jo se dashurojnë më shumë Edi Ramën, por mendojnë që çmontimi i sistemit duhet të fillojë nga këta të dy dhe më pas të rrëzojnë Ramën.

Në këtë kauzë ata kanë edhe mbështetjen e BE, që haptaz e ka manifestuar me ambasadorët Vlautin dhe Soreca.

Jo rastësisht familjes Berisha iu hoq viza amerikane.

Jo rastësisht ambasadorja amerikane takon 2000 politikanë veç e veç, por Berishën ende jo.

Jo rastësisht SHBA lejon çdo shqiptar të valëvisë flamurin amerikan por jo Ilir Metën.

Amerika dhe BE kan folur qartë: Çdo revolucion i drejtuar nga këta dy liderë do konsiderohet destabilizim dhe organizatë kriminale. Prandaj e zbythën revolucionin e 30 qershorit dhe pranverën faqe-zi të Metës.

Jo se pëlqejnë Edi Ramën jo, por nuk duan që populli shqiptar të ketë sërish në kurriz edhe 8 vite të tjera 3 surrate që kanë 30 vjet mbajnë peng 3 milion shqiptar.

Rotacioni i zuzarve do ishte e “keqja më e madhe” për amerikanët.

Ata janë në pritje të një revolucioni popullor puro shqiptare, por pa lider anti-amerikanë!

Hapni blogjet dhe lexoni me çfarë urrejtje shkruajnë militantët demokratë kundër Amerikës, a thua sikur gjithë bota është e korruptuar përballë ndershmërisë dhe pastërtisë së Ilir Metës!

Në fakt unë s’mendoj si amerikanët por nuk mendoj as si demokratët.

Unë thjesht s’bëj dot dallimin mes Metës, Berishës dhe Ramës.

E keqja nuk është as e madhe dhe as e vogël.

Thjesht janë dy nofulla të së njëjtës gojë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT