Pacolli uron Kurtin: Unë do ta votojë këtë qeveri, puna e mbarë ju qoftë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se do të votojë për qeverinë e Albin Kurtit, siç ka vepruar me çdo qeveri deri më tani.
“Është e natyrshme që sot do të ketë ndarje sepse në tregun politik do të ketë ndarje, unë dua të besoj në këtë ofertë dhe në çdo fjalë që ju keni thënë para qytetarëve. Duhet energji pozitive dhe jo urrejtje. Mos e bëni atë që e kemi bërë ne nëse mendoni se kemi bërë gabim dhe ne nuk do ta bëjmë asnjëherë atë që keni bërë ju. Njerëzit e mi asnjëherë nuk do ta lëshojnë sallën kur do të merren vendime të rëndësishme për Kosovë. Unë do ta votojë këtë Qeveri. Puna e mbarë ju qoftë”, tha Pacolli.
Kjo parti në Kuvend ka siguruar dy ulëse në kuadër të koalicionit NISMA-AKR-PD me deputetët Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.