IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në vend.

Edhe në këto ditë vere, aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon, përfshi edhe Tiranën.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë sot (22 gusht) në rrjetet sociale edhe një video-mesazh ku shihen fadromat duke liruar hapësirat publike nga ndërtimet pa leje në një zonë të kryeqytetit.

“Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë”, shkruan Rama.

Ky aksion ka nisur prej muajsh në të gjithë vendin, e duket se do të vijojë ende deri në lirimin e plotë të zaptimit të hapësirave publike nga bizneset.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT