“Mos më shaj, se nëna është e shenjtë!”- Shoku i turistit portugez që u vra zbardhi krimin, dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

Zbardhen detaje nga vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil pak ditë më parë.

Pas hetimeve të kryera dhe seancës së djeshme në Gjykatën e Sarandës për 11 të arrestuarit, është zbardhur edhe dëshmia e Adib Ghanmi, shtetas francez që rrëfen detajet e ngjarjes.

“Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futem të gjithë në konflikt”, ka dëshmuar ai, informon “Neës24”.

Dhe më tej ka vijuar:

“Më pas ka ardhur një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë më këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë ne zemër. Në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt pasi personin që qëlloi me kokën, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”.

Prokuroria e ka pyetur Adib Ghanmi nëse e njihte personin që ka kryer vrasjen. Ai e ka pranuar që nëse do ta shihte do ta njihte.

Prokuroria më pas i ka treguar foton e Sokrat Vatës dhe ai e ka njohur si personi që goditi me thikë Luis Miguel Varela Mendez.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT