“21 janari”, familjarët homazhe në bulevard ku u vranë 4 protestuesit

Teksa mbushen 9-vjet nga ngjarja e 21 Janarit, familjarët e katër viktimave të shoqëruar nga disa deputetë dhe eksponentë të Partisë Socialiste kanë bërë homazhe në bulevard, në vendin që u ekzekutuan.
Në këtë 21 janar nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, pasi ndodhet në Ukrainë, në një vizitë në krye të Presidencës së OSBE-së.
Ceremonia përkujtimore për katër të vrarët në bulevard zgjati vetëm pak minuta.
Pas vendosjes së luleve, familjarët dhe socialistët u larguan.