Kurti: Do veprojmë si sovranë, taksa hiqet, vendoset reciprociteti

Në Konventën e dytë të Prodhuesve të Kosovës, të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e prodhuesve vendorë dhe tha se prodhuesit janë shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës.
Kurti përsëriti se do të heqe tarifën 100 për qind dhe “do të vendosë masat e reciprocitetit për mbrojtjen e prodhuesve vendorë”.
“Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen. Posa të vijnë në zyrën time rekomandimet do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”, tha Kurti.