Një letër e hapur Kryeministrit dhe Ministres për Covid -19

Arben Gjoni njihet nga shumë miq dhe dashamirës të tij për mjekësinë alternative që ofron.
Ndoshta jo të gjithë e njohin këtë kategori të mjekësisë. Ata quhen mjekë parandalues natyropatë dhe fusha e tyre e veprimit quhet Natyropati.
Arben Gjoni është një prej tyre dhe është diplomuar për këtë lloj mjekësie në Itali.
Në këtë letër botuar nga DITA, Gjoni i drejtohet Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila dje u bëri thirrje profesionistëve të shëndetësisë të ndihmojnë në situatën me Covid 19.
Arben Gjoni shpjegon këndvshtrimin e tij mbi virusin dhe thotë se e ofron ndihmën e tij falas nëse protokolli që ai propozon miratohet nga autoritetet.
Më poshtë letra e tij:
Zoti Kryeministër ju vlerësoj për masat e marra deri tani dhe jam i sigurtë që do japin rezultat në kufizimin e përphapjes së virusit. Nuk jam aspak dakort që na zbritët nga avioni e na kthyet mbrapsht sikur ne kishim kolerën e po e dërgonim në Itali. Duhej të kishit bllokuar check-in dhe të jepnit një afat siç po bëni tani e jo të na zbrisnit nga avioni.
Urdhërat e tjerë i keni dhënë me afat kështu që njerëzit kanë mundur të organizohen në lëvizjet e tyre. Por meqë tani më mbajtët këtu dhe po na informoni çdo ditë si të veprojmë po jap edhe unë disa informacione ndoshta të rëndësishme për situatën që po kalojmë.
Pershëndetje edhe ju miqtë e mi.
U bë kohë pa shkruajtur dhe komunikuar me ju. Si gjithmonë unë shkruaj nga inati dhe jo nga qejfi. Inati më hipën si në këtë rast kur më zbresin pa të drejtë nga avioni, por edhe kur dëgjoj lloj lloj broçkullash dhe dizinformim në lidhje me COVID-19.
Disa tipa ju thonë hani hudhra, pini vaj dafine, tjetri ulëret merrni vit C, merrni ketë e merrni atë. Plasën gjithologët. Askush nuk ju thotë përshembull mos e pini duhanin për 1 muaj. Askush nuk thotë kontrolloni dhe më pas kuroni mushkërinë para se aty të mbërrijë virusi.
Thuhet shpesh që është një grip normal por mosha e tretë mund të mos e kalojo dot. Nuk është grip normal. Sepse ne nuk kemi anti-trupat për t’u përballur me të. Trupi do nga 24 deri 72 orë që të prodhojë antitrupat. Kjo kohë dhe ajo menjëherë pas saj janë fatale për shumë njerëz. Fëmijët i prodhojnë antitrupat për 24 orë dhe mosha e tretë për 72 ose më shumë orë, ndaj Covid ka bërë këtë “dallim” midis tyre.
Në qarkullim ne kemi qelizat linfocitare TH (T Helper) që janë neutrale. Gjatë patrullimit në organizëm nëse hasin në një VIRUS ato shndërrohen në TH1 dhe nëse hasin një BAKTER shndërrohen në TH2. Kur organizmi ynë mobilizohet për të prodhuar antitrupat (antivirale) rrit shumë TH1 dhe ul shumë ose bllokon TH2.
Cfarë janë TH, TH1, TH2? TH janë Linfocite T Helper, TH1 është përgjigja e organizmit kundër bakterieve, e viruseve intracelulari (brëndaqelizor)
TH2 është përgjigja e organizmit kundër toksinave, bakterieve, parazitëve extracelular (jashtëqelizor) dhe alergjisë
Po ua shpjegoj pak më thjeshtë: Ne kemi ushtarë që ruajnë kufirin nga jashtë (TH1) por kemi edhe policë që ruajnë rendin nga brenda (TH2). Ushtarët ruajnë që brënda kufijve tanë të mos hyjnë “armiq” të jashtëm, ndërsa policët na ruajnë nga “armiqtë” e brendshëm. Por kur kemi një sulm të madh nga jashtë edhe policët vishen ushtarë dhe shkojnë në kufi duke lënë zbuluar luftën me “armiqtë” e brëndshëm. Anasjelltas kur kemi një problem të rëndë të brenshëm edhe ushtarët bëjnë punën e policit.
Tani le të kthehemi prapë tek Covid-19.
Të gjithë pyesin si ka mundësi që disa rezultojnë të infektuar por nuk shfaqin shenja. Kjo ndodh sepse atyre virusi nuk ua ka prekur qelizat e mushkërisë dhe trupi ka mundur ta eliminojë atë përpara se virusi të arrijë mushkërinë.
Të infektuarit duhet të ndihmohen që në këtë fazë, pra që virusi të mos arrijë deri në mushkëri. Këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë. Kura në këtë fazë është më e rëndësishme sepse PARANDALON!
Është e ndryshme nga kura në fazën 2 kur TH1 është i lartë dhe TH2 i ulët dhe përsëri e ndryshme në fazën 3 kur TH2 është i lartë dhe TH1 i ulët.
Pra kundër këtij virusi mund dhe duhet të luftojmë në të tria fazat sepse i kemi aktualisht të tria të shfaqura. Duhet punuar pra, me tre protokolle të ndryshme. Po të luftojmë që në fazën e parë do kemi shumë pak ose aspak të sëmurë në fazën 2 dhe 3. Sot ata që janë pa simptoma në fazën e parë i lemë derisa t’i shfaqin ose jo simptomat dhe pastaj t’i kurojmë. Për mendimin tim është qasje e gabuar si protokoll.
Të gjithë atyre që kanë simptoma si kollë, temperaturë etj virusi u ka prekur organin më saktë qelizat dhe ka filluar lufta e organizmit me virusin. Këtu duhet ndihmuar TH1 që përgjigja të jetë më e shpejtë dhe organizmi të mos lerë zbuluar TH2. Edhe këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë.
Të gjithë ata që intubohen janë në fazën e tretë, mund ta kenë fituar betejën kundër virusit por në fushëbetejë ka filluar dekompozimi i antitrupave i viruseve dhe qelizave të vdekura dhe organizmi tani nuk ka mjaftueshëm TH2 dhe i duhet përsëri një farë kohe që organizmi ti prodhojë ato. Por shpesh koha nuk mjafton ose pacienti ka edhe probleme të tjera të cilat kufizojnë reagimin e organizmit në mënyrë të shpejtë dhe gjithë sistemi bllokohet, shkon në kolaps. Edhe në këtë fazë Natyropatia mund të bëjë shumë punë dhe ta ndihmojë organizmin.
Në Natyropati janë gati protokollet që ndihmojnë TH1 dhe TH2, ka gjithashtu edhe metoda natyrale jo invasive për të përcaktuar gjendjen e TH1 dhe TH2 në organizëm. Por unë nuk mund të japë asnjë prej tyre sepse aplikimi i tyre është kompetencë e mjekut Natyropat dhe jo e gjithologëve; të gjithë do shkonin nëpër farmaci për blerjen dhe përdorimin e tyre pa kriter.
Gjithë sa ju thashë më lartë mund të jetë një protokoll Natyropatik i ndarë në 3 nënprotokolle të veçanta e të aplikueshme në 3 stade të ndryshme të sëmundjes. Këto protokolle nuk zëvëndësojnë por komplementojnë protokollet tuaja që të funksionojnë më mirë.
Çfare janë protokollet? Protokollet janë rregulla mjekësore dhe hapa të qarta që duhen ndjekur sipas një radhe të caktuar për të luftuar një sëmundje të veçantë. Protokollet hyjnë në zbatim mbasi kanë kaluar të gjitha testet dhe kanë dhënë rezultate të kënaqshme.
Shumë qytetarë po kërkojnë që t’i ndihmojë në fazën 1 të sëmundjes. Për ta kam informacionin e mëposhtëm:
Unë dhe asnjë mjek apo spital privat deri tani nuk mund të vizitojë dhe të caktojë protokolle private pasi kjo është kompetencë e Ministrisë së Shëndetsisë dhe e OBSH. Por Ministria e Shëndetesisë ka bërë apel që të gjithë mjekët dhe studentët t’i bashkohen grupeve të punës në terren gjë që deri tani mungonte. Nga ky bashkëpunim mund të hartojmë strategji dhe protokolle të tjera për të luftuar Covid-19.
Zoti Kryeministër, Znj.Ministre e Shëndetësisë, nëse mendoni se informacioni është interesant dhe doni ta aplikoni unë do japë ndihmën time falas.
Ju uroj punë të mbarë.
*****
Botuar sot nga DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të autorit