12 miljet janë riregjistruar në OKB në vitin 90. Rama: Kur të arrihet marrëveshja atëherë do ta tregojmë hartën

“Greqia për 3 vite i iku tavolinës jo për të korrigjuar marrëveshjen por për të mos bërë një marrëveshje të re,”Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama.I ftuar në emisionin “Real Story” në “Vizion +” ka komentuar marrëveshjen me Greqinë dhe tha se 12 miljet janë riregjistruar në OKB që nga viti 1900.“Së pari unë mund ti siguroj të gjithë, se ç’ka po ndodh është hymni më solem i marrëzisë pseudo patriotike. Një marrëzi bazuar tek fakti që jo vetëm ka injorancë, por edhe një nevojë për tu kapur me një fjalë e cila është korrekte ajo e ministrit grek, ku lepuri fle diku gjetkë, tek reforma në drejtësi. Ministri i jashtëm ka konfirmuar çka është e shkruar në nenin 3 në konventën ndërkombëtare. 12 miljet janë sot, 12 miljet janë riregjistruar nga Shqipëria në OKB në vitin 1990.Kush e hapi këtë problem? Greqia e hapi këtë problem apo e hapëm ne. Greqia ishte e kënaqur me marrëveshjen e 2009. E hapëm ne, Greqia për 3 vite i iku tavolinës jo për të korrigjuar marrëveshjen por për të mos bërë një marrëveshje të re,” tha Rama.“O shqiptar ne i kemi hapur këto probleme, dhe ne nuk i hapëm që të krijojmë më shumë probleme, ne i hapëm që ti zgjidhim me shumë dinjitet. Historia e fqinjit të pasur që detyron fqinjin me të varfër të qepë gojën dhe që thotë se ligji i luftës dhe çështja çame nuk ekzistojnë, nuk ekziston më.Unë nuk jam këtu për të thënë metra dhe kilometra, nuk jam për të ndarë apartamente. Kur të arrihet marrëveshja atëherë do ta tregojmë hartën,” tha Rama./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button