Kotzias: Ligji i luftës me Shqipërinë të hiqet, budallallëk!
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka shprehur gatishmërinë e Athinës për shfuqizimin e ligjit të gjendjes së luftës me Shqipërinë.Ai e konsideroi ligjin si një budallallëk.“Problemin me të madh që ndjejnë shqiptarët, është se nuk është shfuqizuar mjaftueshëm zyrtarisht ligji i gjendjes së luftës, Greqia sigurisht do të përgjigjet . Dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë formale, apo një dyshim formal se të dy vendet janë në gjendje lufte. Këto janë budallallëqe historike dhe duhet të mbarojmë me to”, ka deklaruar Kotzias në një intervistë për gazetën greke Real News