Edhe SPAK heq dorë nga dosja ‘184’! Hetimi për zgjedhjet në Dibër, “jetim”

Dosja 184 mbetet në mëshirë të fatit! Asnjë nga prokuroritë nuk merr përsipër të hetojë dosjen e korrupsionit zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës. Prokuroria ka shpallur moskompetencë më 22.01.2020 për dosjen, ndërsa burime nga SPAK thonë se edhe kjo prokurori nuk ka kompetencë dhe e ka shpallur këtë fakt.

Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Dibrës dhe dërgimit të akteve në SPAK, më 27.01.2020 edhe SPAK ka vendosur mospranimin e akteve dhe ridergimin e dosjes në Dibër, shkruan shqiptarja.com. Pritet të shihet nëse në këtë situatë do të ndërhyjë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por çfarë është Dosja 184?

Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për krime zgjedhore të kryera nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve vendore në Dibër.

Dy vite pas regjistrimit të kësaj dosjeje, në 2019 media gjermane Bild publikon përgjimet gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve në Dibër të 2017.

U publikuan biseda të kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri, Ulsi Manjës apo Pjerin Ndreut me përfaqësues të PS në Dibër Arben Keshin, Ymer Lalën, biznesmenin Bekim Krashi, drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeçi, mësuesin Lavdrim Murati, drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezin, shefin e komisariatit nr. 5 në Kamëz Sali Skura, dhe ish- deputetin e PS Artan Gaçin.

Në dosjen 184 po hetohen zyrtarë të lartë të politikës por deri tani hetimet janë hermetike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT