“Do të takohem me Putinin së shpejti në Hungari”, Trump e cilëson bisedën telefonike “shumë produktive” me presidentin rus

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se pati një bisedë telefonike “shumë produktive” me presidentin rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.
Të dy udhëheqësit ranë dakord të organizojnë një takim të këshilltarëve të lartë javën e ardhshme, i cili do të udhëhiqet nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio me, Trump dhe Putin, të cilët priten të takohen personalisht në Budapest të Hungarisë.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se presidenti Putin e kishte përgëzuar atë dhe Shtetet e Bashkuara për “Arritjen e Madhe të Paqes në Lindjen e Mesme”, duke e cilësuar këtë si një zhvillim që “është ëndërruar prej shekujsh”.
Trump shtoi: “Unë në fakt besoj se Suksesi në Lindjen e Mesm do të ndihmojë në negociatat tona për t’i dhënë fund Luftës me Rusinë/Ukrainën”.
Presidenti Trump njoftoi gjithashtu se nesër do të presë në Zyrën Ovale presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.