Mema: S’kam bërë kurrë thirrje anti-greke

Gazetari i Top Channel, Marin Mema, të
cilit pak ditë më parë iu ndalua hyrja në Greqi nga policia greke, ka
deklaruar se në emisionet e tij nuk ka pasur kurrë thirrje anti-greke.

Duke folur në një intervistë
për VOA, Mema i ka cilësuar absurde komunikimet e policisë greke, se ai
përbënte rrezik për sigurinë publike të shtetit helen.

“Në
emisionet që kam bërë unë, në fshatin Margëlliç, Gumenicë dhe Filat,
s’ka pasur asnjëherë thirrje kundër Greqisë. Nuk kam kërkuar të krijoj
probleme mes Shqipërisë dhe Greqisë”, ka deklaruar Mema, i cili
pretendon se ka bërë të kundërtën.

“Madje, kam bërë emisione
edhe në minoritetin grek, në zonën e Dropullit, ku kam treguar
marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe minoritarëve”, ka nënvizuar
Mema.

Gazetari Marin Mema është shpallur person i rrezikshëm
për sigurinë kombëtare në Greqi dhe për këtë arsye atij nuk i lejohet
që të hyjë në territorin grek.

Ky vendim iu komunikua atij mesditën e së dielës ndërsa po kryente proçedurat për të hyrë në shtetin helen në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës.

Pavarsisht se disa ditë më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë kërkoi sqarime nga ambasada greke në lidhje me këtë rat, ende autoritet greke nuk kanë dhënë shpjegime.

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënoi të mërkurën
ndalimin e Memës për të hyrë në territorin grek, duke protestuar
përpara selisë së ambasadës greke në Tiranë për këtë veprim të
papreçedent.

Edhe Organizata e Medias për Europën Juglindore
me qendër në Vjenë, SEEMO, ka dënuar këtë veprim të autoriteteve greke
ndaj reporterit shqiptar.

Në një komunikatë për shtyp, kjo
organizatë, anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Medias, kërkon nga
autoritetet greke të japin sqarime përse gazetarit të Top Channel iu
ndalua hyrja në këtë shtet.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT