Kosova merr sot udhërrëfyesin për vizat

Kosova merr sot në Bruksel udhërrëfyesin me kriteret që duhet të plotësojë për liberalizimin e vizave me BE-në.

Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave do t’i dorëzohet delegacionit të Kosovës në një takim me Komisioneren për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström.

Në krye të delegacionit është Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ndërsa bëjnë pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Kryetari i Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, Lutfi Haziri, Zv. Ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, Kryetarët e Komunave, Ali Berisha – Pejë, Haki Rugova – Istog, Bojan Stojanoviç – Graçanicë dhe Qemajl Mustafa – Gjilan.

Komisionerja Malmström dhe zyrtarë tjerë të drejtorisë së përgjithshme për punë të brendshme dhe drejtorisë së përgjithshme për zgjerim të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me Ministren Çitaku dhe delegacionin në orën 11:00 në Komision Evropian, në të cilin komisionerja Malmström do të dorëzojë dokumentin e udhërrëfyesit dhe do të diskutojë rreth përmbajtjes së tij, raporton RTK.

Në orën 11:45 në Komisionin Evropian në Bruksel Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Çitaku dhe Komisionerja për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Marrja e udhërrëfyesit është konsideruar nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit, duke ripërsëritur se Kosova është e gatshme të plotësojë kriteret e kërkuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Ndërkohë Çitaku nuk ka përmendur ndonjë datë të përafërt kur Udhërrëfyesi do të kurorëzohej me marrjen liberalizimit të vizave.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT