Kosova ka nevojë për një ”Pranverë Arabe”!
NGA FAIK KRASNIQI
Turp e për faqe të zezë :Ushtari i NATO-së me lopatë në dorë të zhbllokojë rrugët, kurse kriminelët serbë (të njohur e provuar botërisht si të tillë) me kallashnikov në dorë, u bëjnë presion. Janë plagosur kështu me dhjetëra ushtarë të Nato-së.Të tillë ushtarë më ngjasojnë me punëtorët e pastrim gjelbërimit të qytetit. Kjo tregon se Evropa e sotme nuk është më e mirë nga ajo që ka qenë. Po ajo politikë, strategji e fytyrë. Amerika dhe Evropa kanë mjaft hallet e veta. Ata, tashmë janë të interesuar të mbyllet ky problem. Por me këto veprime të njëanshme kundër shtetit të Kosovës miqtë ndërkombëtarë ”as nuk po na i fusin, dhe as nuk po na i nxjerrin”! Por ne duhet të jemi më vigjilent dhe mos të pranojmë çdo kompromis që na i përgatisin dhe na i servirin të tjerët, sepse ”Një fjalë e urtë popullore thotë: Kush bëhet dele, e ha ujku” ! Siç po shihet populli ka rënë në gjumë të thellë dhe nuk është duke parë se çfarë dëmi janë duke iu sjellë njerëzit të cilëve ju kanë besuar votën e tyre! Nëse populli i Kosovës nuk zgjohet nga gjumi i thellë, shumë shpejt do të jemi Krahinë apo komunë e Serbisë. Është koha që populli i Kosovës të ngrihet në këmbë kundër qeveritarëve të vetë dhe t’u thotë STOP kompromiseve në dëm të popullit dhe shtetit të Kosovës. Nga këto kompromise të dhimbshme që po bëhen prapa ”perdeve” kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, tani është koha e duhur që të çohet në këmbë e gjithë Kosova, dhe të bërtasë kaq fort, sa t`i dridhen këmbët Thaçit, e taborrit të tij, që e ndjekin nga pas, sepse nesër këto gabime do të na kushtojnë shumë shtrenjtë. Po nuk e ngriti zërin deri në kupë të qiellit vetë populli i Kosovës, kush do të mendojë më shumë për të. Kosova tash e më shumë se kurrë ka nevojë për një ”Pranverë Arabe”!!!
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”