Hapet spitali i dytë COVID, është “Shefqet Ndroqi”

Tashmë në Shqipëri ka dy spitali që merren ekskluzivisht me pandeminë e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi me një mesazh video që spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet është shndërruar në një “strukturë COVID”, dhe ka pritur pacientin e parë me COVID-19, që kishte edhe nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.

“Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, deklaroi ministrja.

Ndërkohë, bëhet e ditur që pacientët që ndodheshin në strukturën spitalore janë transferuar në Elbasan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT