Zbulohen detajet e kontratës dhe transferimit të Asllanit tek Al Jazira, huazim me detyrim blerjeje me kushte!

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i Interit, është shumë afër transferimit te klubi arab i Al Jazira-s.

Formula e transferimit është ajo e huazimit për 1.5 milionë euro, me detyrim blerjeje me arritjen e disa kushteve të caktuara për shifrën e 5 milionë eurove.

Lojtari është duke diskutuar aktualisht detajet e fundit për sa i përket aspektit personal me skuadrën e Gjirit, para se të fillojë aventurën e re arabe.

Për futbollsitin kuqezi pati edhe disa opsione të tjera nga klube italiane, por duket se pista arabe është më e favorshme akonomikisht, si për Interin, që kërkon ta sistemojë sa më parë, ashtu edhe për vetë Asllanin. Tani pritet që mesfushori të zyrtarizohet tek Al Jazira.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT