Ministri Lleshaj: Respekt për jetët e të tjerëve, zbatoni rregullat e mos dilni nga shtëpitë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar të gjithë qytetarët të cilët kanë thyer rregullin e vendosur nga autoritetet për të mos dalë nga shtëpia pas orës 10:00.

Ai ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, pasi vetëm në këtë mënyrë fitohet lufta ndaj pandemisë së koronavirusit.

“Fatkeqësisht ka edhe ndryshe. 165 persona janë gjobitur sot pas orës 10:00 nga Policia e Shtetit, për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes. Koha është për përgjegjshmëri të lartë dhe jo për “trimëri” të marrë.

Ata që nuk kanë frikë për jetën e tyre, duhet të paktën të kenë respekt për jetën e të tjerëve. Duke qarkulluar në mjedise publike ne shtojmë rrezikun për veten, por dhe për të tjerët.

Policia dhe organet e tjera shtetërore janë të angazhuara të sigurojnë zbatimin e ligjit dhe të rregullave të jashtëzakonshme. Që kjo të ndodhë më mirë, kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve të ndërgjegjshëm.

Ju lutem raportoni në numrin 112, ose në aplikacionin “Komisariati Digjital” rastet e shkeljes së rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm kështu do të mund t’ia dalim!”, shkroi ai në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT