Akuzat ndaj ndërkombëtarëve, Meta tregon bisedat e fshehta me diplomatët: Skuqen nga turpi, thonë na gënjeu ky, na gënjeu ai

Presidenti Ilir Meta në emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar se me diplomatët e huaj ka një marrëdhënie shumë korrekte.
Gjatë një debati, Meta tregoi se kur ka mosmarrëveshje, në takimet me presidentin, ndërkombëtarët skuqen nga turpi dhe thonë nga gënjeu ky, na gënjeu ai.
Ai theksoi se atyre nuk iu kërkon deklarata mbështetëse por vetëm të respektojnë Kushtetutën.
“Ju akuzuat ambasadat në Shqipëri, që ishin të korruptuara e kështu me rradhë. Si ka mundësi që në të gjitha qëndrimet tuaja ju nuk ndesheni me zotin Rama, ju ndesheni edhe me ndërkombëtarët?”, i është drejtuar Metës Alban Dudushi.
“Kjo është një përpjekje e rilindjes për të krijuar këtë ide, dhe kanë arritur deri diku duke përdorur edhe disa diplomatë. Të lutem ata nëse do të ishin në krah të atyre nuk do t’i shtonin kushtet e bundestagut, i kanë bërë sa një mal. Debati i ma ka qenë ky edhe me ndërkombëtarët, do të bëjmë zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse se do ta bëhet një kusht, nuk do të na hapen negociatat, do të kemi probleme më të mëdha. Unë jam në krah të kushtetutës dhe shqiptare. Unë nuk kam nevojë për ndërkombëtarët”, u shpreh Meta.
“Ne këtu në Shqipëri e kemi marrë certifikimin nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët iu marrin dhe ju ulin nga tryeza”, ka shtuar Dudushi.
“Mua të më marrin dhe ulin dhe ngrenë nga tryeza? Mua ata më respektojnë, edhe në takimin e rradhës ku ka ndonjë mosmarrveshje skuqen nga turpi dhe thonë na gënjeu ky, na gënjeu ai, marrëdhëniet me tyre i kam shumë korrekte. Unë as u kërkoj deklarata modeste dhe u kërkoj të jenë të paanshëm”, tha Meta.
Muajt e fundit, pas dekreteve të nxjera për zgjedhjet, presidenti Ilir Meta nuk i ka ndaluar akuzat dhe ndaj ndërkombëtarëve apo diplomatëve të huaj në vendin tonë.
Madje disa prej tyre i ka quajtur edhe bashkëpunëtorë të Ramës.