“Të përballesh me sëmundjen, sakrificë e madhe”, flet shfeja e Infektivit: Lufta është hapur… (VIDEO)

Shefja e shërbimit në Spitalin Infektiv, Najada Çomo, ka dërguar një lutje për gjithë shqiptarët që të kenë besim te mjekët.
Gjithashtu ajo u ka kërkuar atyre që të qëndrojnë në shtëpi, e të mos dalin jashtë si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Ndër të tjera Najada u shpreh së në Spitalin Infektiv, tashmë po po përballen me shtim të të infektuarve, tre prej të cilëve janë në terapi intensive.
Videon me mesazhin e mjekes e ka postuar kryeministri Edi Rama i cili shkruan:
“NAJADA, SHEFJA E FORCËS SPECIALE NË VIJËN E ZJARRIT, KU LUFTOHET ORË E MINUTË PËR TË SHPËTUAR PENGJET E ARMIKUT, KA NJË MESAZH DHE NJË LUTJE PËR JU: MOS DILNI NGA SHTËPIA#RESPEKT”
Mesazhi i mjekes Najada Çomo:
“Ju përshëndes nga shërbimi Infektiv. dua tu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv, gjendja e një pjese të tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre në repart terapie intensive që janë duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.