Alarm masiv kibernetik në SHBA, objektiv pajisjet që përdoren për monitorimin dhe operimin e ujit, energjisë dhe…

Agjencitë amerikane të sigurisë kanë paralajmëruar për një kërcënim aktiv ndaj pajisjeve ‘Siemens’, të përdorura për monitorimin dhe operimin e impianteve të ujit, energjisë dhe sektorëve të tjerë të infrastrukturës kritike.

Sipas autoriteteve amerikane, hakerët po synojnë kontrollorët industrialë të serisë S7 të Siemens. Komprometimi i tyre mund të shkaktojë ndërprerje të proceseve kritike, dëmtime të pajisjeve, probleme sigurie dhe rrjedhje të të dhënave të ndjeshme.

Autoritetet amerikane thonë gjithashtu se sulmuesit po përdorin inteligjencën artificiale për të ulur ndjeshëm kohën dhe ekspertizën teknike të nevojshme për zhvillimin e sulmeve.

Paralajmërimi vjen pas një serie incidentesh kibernetike ndaj sistemeve lokale të ujit në disa shtete amerikane.

Ekspertët dyshojnë për një lidhje me aktorë të lidhur me Iranin, por autoritetet federale ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë përfshirje.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT