Dalin pamjet, mjekët shqiptarë nisin punën në spitalet e Italisë (VIDEO)

10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë ndodhen tashmë në spitalin e Brescias, ku i janë bashkuar stafit të bluzave të bardha të Italisë fqinje, për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Instagram një video që vetë mjekët kanë realizuar teksa ndodhen jashtë spitalit së bashku me trupën e tjerë të mjekëve, që mesa kuptohet nga video, janë në ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive që do të marrin.
“Krenaria jonë. 10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në Itali. Forca, jemi me ju”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
View this post on Instagram