Reagon ashpër ambasadori ynë në Kinë: Mjaft me gallata e qyfyre bajate! Duhet të shkundemi, ndryshe do na shkundë!

Selim Belortaja, ambasadori shqiptar në Kinë, teksa situata atje duket disi më e stabilizuar dhe virusi ‘ka shpërthyer’ në Europë e madje edhe në Shqipëri, thotë se ka ardhur momenti të ulemi me këmbë në tokë e të lëmë mënjanë qyfyret e gallatat.

“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua.

Kjo eshte keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! 

Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj. 

Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë”, shkruan Belortaja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT