AMF thirrje qytetarëve: Bëni kujdes me policat e sigurimit kufitar, mos u mashtroni

Te gjithe ju qe levizni jashte ne fundvit beni shume kujdes me blerjen e policave te sigurimit kufirtar. AMF ka dale me nje apel kujdesi per te gjithe te interesuarit, qe te mos bien pre e abuzimeve. Ja cfare duhet te keni kujdes qe te mos ju mashtrojne:Qytetarë kujdes! Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sjell në vëmendjen Tuaj se që prej datës 1 nëntor 2017 shitja e policave të sigurimit kufitar bëhet nëpërmjet raportimit të tyre në kohë reale përmes regjistrit elektronik të sigurimeve të detyrueshme motorike.Gjithashtu personat e miratuar nga AMF për llogari të shoqërive të sigurimit për shitjen e policave kufitare nuk mund ta kryejnë këtë veprimtari jashtë territorit të Shqipërisë.Për këtë arsye çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, Ju ofrohet në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar e si e tillë është e pavlefshme.Bëni kujdes! Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së.Në rast se polica juaj kufitare nuk figuron në sistemin online, kontaktoni Autoritetin, nëpërmjet adresës së E-mailit [email protected], numrit të celularit +355694060671, apo edhe mesazheve në inbox-in e faqes tonë në Facebook.Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese në identifikimin e rasteve abuzive me qëllim mbrojtjen e qytetarëve.Periudhat e fundvitit shoqërohen edhe me rritje të lëvizjeve në drejtim të Shqipërisë, prandaj duhet të tregoni kujdes me blerjen e policave të sigurimit kufitar, që të mos bini pre e abuzimeve të mundshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT