Publikohet foto, ky është 31-vjeçari me 3 emra që përplasi efektivin me motor dhe tentoi t’i ikë policisë

Personi në foto është Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emra të tjerë si Imer Masha dhe Imer Uka, dhe tentoi që t’i largohej policisë sot në Tiranë, pasi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë.

Krrashi nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai është dënuar në Itali për vjedhje, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit të Edison Pulës.

Edison Pula dhe Imer Krrashi u arrestuan në shkurt të vitit 2022 nga policia italiane. Pula, 27- vjeç në atë kohë akuzohej për 50 vjedhje në Trentino. Ata ishin protagonistët e shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT