Anijet shqiptare që shkatërruan flotën osmane në Lepanto, beteja më e famshme në det
Anijet shqiptare që shkatërruan flotën osmane në Lepanto, beteja më e famshme në det…Shkruan: Xherardo NikjariBeteja e 7 Tetorit 1571(Lepanto më 1571: Beteja më e madhe detare e Rilindjes) midis aleancës së krishterë kundër ushtrisë së sulltan Selimit të Dytë. Aleanca e krishterë përbëhëj nga: Shtetet papale, Spanja, Venediku, Malta dhe Austria.Qartë dallohet shqiponja e zezë, simbol i flamurit kombëtar të shqiptarëve. Nga shqiptarët morën pjesë Petro Bua, Kristofos Kontokali, Gjeorgjio Kokkini, Antonio Kutuballi, Marin Syguri, etj. Këta shqiptarë bënin pjesë në flotën venedikase të drejtuar nga admiral Barbarigo.Shumë shqiptarë në ushtrinë venedikase ishin me origjinë arbëreshe dhe reputacioni i tyre ushtarak ishte i konsiderushëm. Disa dekada më parë një nga këta shqiptarë, Mërkur Bua kishte drejtuar si komandant ushtrinë e Venedikut në shumë beteja evropiane.Për fatin e keq histografia greke na i paraqesin si grek këta kapedan arbër, por në të vërtetë e gjithë bota shkruan se ishin shqiptar.Petro Bua (pinjoll i familjes Bua) është i treti që mban këtë emër të trashëguar.Kësaj beteje poeti arbëror Manoli Blesi shkruan një poemë më 1571 në gjuhën italiane me mbi 41 strofa, por deri më sot nuk është gjetur e tëra, përveç strofave të botuara në librin e Kostandin Birit dhe Aristidh Kolës.O të varfër Luftëtarë…si do t’ia bëjmë nga këtu dhe mottë shkojmë me këmbë gjer në Qiprotë luftojmë tokO të varfër Luftëtarë4Ku është tani Kelmendi madhështorKapedan i Ushtrisëdhe ai i Gërbeshi burrërorqë i bëri turqit me u dridhëbashkë me Gjinin e FrasqisëMbushur shpirt e fshehtësi…5Ku është Shtini dhe Kanaqi,Meksi, Lopësi dhe Barbatime Andruço mustaqelliun,Petro Bua dhe Stamatëqë së bashku porsi Maçokshkonin të gjithë në grackë;O të varfër Luftëtarë…41Dhe hymë në dimërdo të rikthehemi në verëme këtë shoqëri kaq të mirëtë Kalorësve dhe të Qitësvetrima dhe luftëtarë të zotësiç bënin dhe me të vjetrit tanëO të varfër Luftëtarë…../ZgjohuShqiptar.info