Erdogan: Përshëndes vëllezërit tanë në Kosovë, Shqipëri dhe në Serbi…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka përshëndetur Kosovën, në fjalimin e mbajtur sot në Kongresin e 6-të të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që po mbahet në provincën Bolu.
Erdogan e hapi fjalimin duke përshëndetur shtetet që ai i konsideron mike të Turqisë: Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Krimenë, Bullgarinë, Rumaninë e Bosnje dhe Hercegovinën.
“Përshëndes vëllezërit e mi në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë e Shqipëri. Unë u dërgoj urimet më të përzemërta edhe vëllezërve dhe motrave të mia në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Trakë Perëndimore, Krime, Bullgari, Rumani, në emër të kombit tim”, deklaroi Erdogan.
Erdogan u shpreh se “ne luftojmë për të shtypurit në mbarë botën aq sa punojmë për vendin tonë dhe kombin tonë.”
“Ne duam të komunikojmë me vëllezërit tanë në Sarajevë, Shkup, Gumulcine, Kardzhali, Prishtinë dhe Mostar. Gjithmonë them se kufijtë tanë fizikë janë më të vegjël se sa kufijtë e botës tonë. Gjysma e zemrës sonë është në Stamboll, Dijarbakir, Trabzon, Antalia dhe Izmir ndërsa gjysma tjetër është në Alepo, Kirkuk, Jeruzalem dhe Buhara.”
Presidenti turk, nuk harroi së adresuari kritika të ashpra NATO-s, nga shkaku i pasivitetit të saj ndaj kërcënimeve që i drejtohen Turqisë në aspektin e sigurisë./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!