Ku i zhduku Lulëzim Basha faktet për masakrën në Krushë? (VIDEO)

Krimi i madh që tronditi vendin 20 vite më parë në Krushë të Kosovës, ku u masakruan e u vranë më shumë se 240 persona ku nuk u kursyen dhe gra e fëmijë e u dogjën mbi 800 shtëpi, e rrëfejnë ata që e panë me sytë e tyre dhe madje edhe e xhiruan.

Milaim Bellanica ka rrëfyer në një dokumentar ngjarjet e asaj dite dhe zbulon të vërtetat e një xhirmi 45-minutësh të filmuar nga vetë ai, që shumë pak janë parë nga publiku.

Pak raste gjyqësore ka pasur për këtë masakër të madhe të harruar, dhe më e keqja… provat kryesore të këtij filmimi i ranë në duar Lulzim Bashës.

Bellanica rrëfen se xhirimet qe tregonin masakrën e Krushës së Madhe u zhdukën nga Lulëzim Basha, që asokohe ishte përkthyes për Trbunalin e Hagës.

Ai rrëfen se si fillimisht xhirimin e tij 45 minutësh ku u flimuan 64 kufoma është parë nga BBC, dhe më pas kopja origjinale i është dorëzuar Lulëzim Bashës.

Bellanica akuzon Bashën dhe Dashamir Pezën si fajtorët e vetëm të zhdukjes së këtyre filmimeve.

“Lulëzim Basha dhe Dashamir Peza kanë  keqpërdorur të dhënat që i ka dhënë BBC për mua që kanë qenë të detyruar të japin shpjegime, i kanë marrë për veti, kane marrë kontratat dhe nënshkrimet dhe kane përfituar në krah temin.”

Natyrshëm lind pyetja, ku i ka çuar Lulëzim Basha pamjet e masakrës së ndodhur 20 vite më parë në Kosovë?

Mësojeni rrëfimin e plotë të dëshmitarit në dokumentar.


Back to top button
LAJMET E FUNDIT