Përse vëllai i “Rrumit” kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit? Policia zbulon arsyen: Nuk i merrte mbesën në punë

Detaje të reja kanë dalë nga kërcënimi që vëllai i “Rrumit të Shijakut”, Vullnet Muça i ka bërë drejtorit të spitalit Durrës.

Mësohet se shkak për kërcënimin është bërë fakti që Renis Mullaj nuk merrte në punë mbesën e Vullnet Muçës i cili është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

“V. M., 41 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin R. M., me detyrë Drejtor i Spitalit Rajonal Durrës, për t’i futur mbesën në punë”, njofton shkurtimisht policia.

Pëllumb Muharremi, vëllai i Vullnet Muçës, është një emër i njohur për autoritetet. I njohur edhe si Aleksandër Laho, ai ka qenë i dyshuar për disa ngjarje kriminale në Durrës dhe më gjerë, por ka lëvizur i lirë për shkak të mungesës së provave. Ai ishte ndër të plagosurit në atentatin pranë mbikalimit të Shkozetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT