VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

Pas fushatave linçuese ndaj bizneseve, medias dhe disa artistëve pse nuk kanë dalë hapur në mbështetje të protestës, kjo e fundit duket se ka gjetur “armikun” e radhës tek… pensionistët.

Gjatë një fjalimi nga podiumi, një prej aktivistëve iu drejtua pensionistëve duke pyetur: “ Ku jeni sot? A nuk ju vjen turp që nuk jeni këtu?”

Menjëherë pas kësaj, turma nisi të thirrjet në kor: “Turp! Turp! Turp!” drejtuar pensionistëve.

Ironikisht, një protestë që pretendon se është në mbrojtje të të shtypurve, e madje në mbrojtje edhe të vetë pensionistëve, iu drejtohet atyre me sulme.

/TemA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT