Shefqet Kastrati dhuron 1.5 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Biznesmeni i njohur Shefqet Kastrati ka dhuruar 1.5 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri, njofton Klan Kosova.
Ai ka bërë të ditur se të gjitha automjetet që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit për qëllime humanitare në këtë periudhë do të jenë të liruara nga pagesa.
Postimi i plotë i Kastratit:
“Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi.
Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë.
E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.
Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.
Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.
Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kursrjë asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!
Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!”.
