Tekstet shkollore të historisë, Hahn: Greqia e Shqipëria t’i trajtojnë sa më shpejt!
Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga dy eurodeputetët e partisë qeveritarë “Syriza” për hartat etnike dhe irredentiste, që siç theksojnë ata përmbajnë librat shkollore të Shqipërisë.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë elemente themelore të procesit të Stabilizim-Asociimit dhe të zgjerimit të BE-së, ndaj dy shtetet duhet të përballojnë sa më shpejt çështjet për të cilat ndajnë mendime të ndryshme”.Siç nënvizon gazeta proqeveritare greke “AYGI”, që publikon përgjigjen, pa marrë anën e askujt Hahn thotë se ekziston një komision i veçantë greko-shqiptar që merret me rishikimin e teksteve shkollore.Sipas Komisionerit të Zgjerimit, raportet e vitit 2016 tregojnë se, përgjithësisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë mbeten pozitive, me vizita të shpeshta të nivelit të lartë, përfshirë edhe takimin e fundit të ministrave të Jashtëm në Kretë.Komisioni Europian – sipas Hahn – gjithashtu vë në dukje se të dyja vendet kanë diskutuar krijimin e një mekanizmi të përbashkët për përballimin e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura./ZgjohuShqiptar.info