Akitektura bëhet urë mes feve në Tiranë, brenda “Parkut të Besimit”, projekti madhështor i studios daneze që do të ngrihet në zonën e Petrelës

Studioja e njohur daneze BIG (Bjarke Ingels Group), e udhëhequr nga arkitekti vizionar Bjarke Ingels dhe e njohur për projektet e saj vizionare dhe ndërhyrjet urbane të qëndrueshme, BIG ka realizuar vepra madhore në qytete si Nju Jorku, Kopenhageni, Londra dhe Dubai, është shpallur fituesja e konkursit ndërkombëtar për projektimin e “Parkut të Besimit” në Tiranë.

Një projekt ky i cili synon të shndërroje një pjesë të kryeqytetit në një hapësire unike bashkëjetese ndërfetare, ku arkitektura moderne do të ndërthuret me historinë, kulturën dhe tolerancën fetare shqiptare.

Në këtë konkurs morën pjesë 12 studio arkitekturore nga vendet si Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, duke shpalosur idetë te tyre të guximshme.

Akitektura bëhet urë mes feve në Tiranë, brenda

Pamje nga projekti i BIG

Mirëpo, në fund projekti i BIG u vlerësuar si më përfaqësuesi dhe i përmasave globale për të reflektuar frymën shqiptare të bashkëjetesës paqësore ndërmjet besimeve.

Gjatë shpalljes së fituesit, Kryeministri Edi Rama tha: “Ky ishte një proces nga i cili mësuam të gjithë. Kishte shumë ide për t’u diskutuar dhe analiza të detajuara për çdo projekt. Në fund, përzgjedhja ishte e vështirë, sepse të gjithë finalistët kishin sjellë propozime të jashtëzakonshme. Por projekti fitues na dha bindjen e plotë se do të sjellë diçka të jashtëzakonshme për vendin tonë.”

Akitektura bëhet urë mes feve në Tiranë, brenda

Pamje nga projekti i BIG

Parku do të ngrihet në një peizazh të gjelbëruar kodrinor, 210,000 metra katrorë, pranë luginës së Erzenit, në zonën e Petrelës, ku ndërtesat e inspiruara nga elementë të trashëgimisë arkitekturore shqiptare dhe ndërfetare do të shërbejnë si hapësira reflektimi, bashkëbisedimi, edukimi dhe përjetimi kulturor.

BIG ka menduar që ndërtesat të jenë të shpërndara në natyrë, duke krijuar kështu ndjesinë e një pelegrinazhi të qetë përmes rrugicave dhe pyjeve. Arkitektura është frymëzuar nga tiparet tradicionale të monumenteve fetare, por e paraqitur në një formë moderne dhe të thjeshtë, duke ruajtur simbolikën por duke shmangur dominimin fetar. Gjithçka është konceptuar për të qenë e qëndrueshme, ekologjike dhe e hapur për të gjithë.

Siç është pohuar dhe më herët, përmes këtij projekti, Shqipëria, nga arteria e saj kryesore, Tirana, synon që të përcjellë një mesazh paqeje dhe tolerance, një model i rrallë dhe që nuk shihet në vende të tjera.

Akitektura bëhet urë mes feve në Tiranë, brenda

Pamje nga projekti i BIG

Parku pritet të shërbejë për rreth 30,000 vizitorë në vit dhe të ketë hapësira për evente, e për ato me kapacitet deri në 500 veta. Çmimi për fituesin e konkursit për hartimin e masterplanit ishte 40,000 euro. Në bazë të përmasave dhe asaj çka përfshihet në këtë projekt, kostoja mund të jetë në disa miliona euro, mirëpo deri më tani nuk ka dokument zyrtar që tregon vlerën e projektit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT