Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Të tjera ndryshimet në Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliajn ka shkarkuar sot nga detyra edhe nënkryetarin Blendi Sulaj.

Lajmi për shkarkimin e Sulajt vjen pak ditë pas Veliaj shkarkoi edhe Anuela Ristanin, duke i hequr delegimin, e cila më vonë dhe dorëheqjen.

Pas largimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, dha dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha.

Dje Veliaj firmosi edhe listpagesat e Bashkisë, fondet e aboneve për pensionistët dhe kopshtet e çerdhet në Tiranë.

Këto firma vijnë nga ambientet e paraburgimit të Durrësit ku ndodhet prej arrestimit me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, më 10 shkurt 2025.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT