Biblioteka Kombëtare, protestë me tharëse flokësh
12 mijë libra në Bibliotekën Kombëtare kanë ngelur të dëmtuar nga përmbytja e një jave më parë dhe si pasojë, punonjëset e këtij institucioni po i thajnë ato me tharëse flokësh.Kundër këtij fenomeni gati qesharak janë ngritur të protestojnë këtë të shtunë përpara Bibliotekës Kombëtare aktivistë nga shoqëria civile.Ata fajësojnë Drejtoreshën e Bibliotekës, të cilës për formë ironie i kishin vendosur një tharëse flokësh mbi fotografi.“Kjo është një vepër e pastër penale dhe çka është më e tmerrshmja, heshtja e këtij shteti përballë vrasjes më të egër që mund t’i bëhet kombit shqiptar tek dija”, u shpreh aktivistja Brizida Gjikondi për Top Channel.Aktivistët kërkojnë gjetjen e fajtorit, si dhe lëvizjen e Prokurorisë së Përgjithshme.“I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të bëjë detyrën e saj, mos të ketë interesat e saj të vogla vetëm për të kaluar Vettingun dhe të lërë një krim kaq të madh për kombin shqiptar të pahetuar e të pandëshkuar”, tha aktivistja Gjikondi./ZgjohuShqiptar.info