Fatmir Mediu në Kongresin e CSU/ Mbrojtja e Ukrainës, frenimi i Kinës dhe shkëputja e varësisë energjitike nga Rusia

Një delegacion i Partisë Republikane i kryesuar nga kryetari Fatmir Mediu ishin të ftuar në Augsburg të Gjermanisë ku u zhvillua Kongresi CSU(Unioni Kristian-Social).

Kongresi u hap nga kryetari Partise CSU si dhe Kryeministri i Bavarisë Dr.Markus Shojder, i cili në të njëjtën linjë me liderin e CDU, Fredrich Mertz deklaruan mbështetjen për Ukrainën, frenimin e Kinës, rolin thelbësor të Gjermanisë në mbrojtje dhe siguri, shkëputjen e varësisë energjitike nga Rusia.

Gjatë kongresit, z. Mediu bisedoi me kryetarin e Partive Popullore Europiane Manfred Weber me të cilin diskutuan për nevojën e angazhimit të PPE për riorganizimin e opozitës së djathtë me një identitet të qartë politik, por dhe një marrdhënie që garanton mbështetjen e shqiptarëve dhe partneritetin me BE, NATO.

Partitë Popullore janë mbështetësit kryesorë të antarësimit të Shqipërisë në BE.

Në takimin me Christian Kattner, Sekretari i Përgjithshëm i IDIU(Inzernacionales Demokratike) anëtare e së cilës është dhe PRSH, diskutuam për nevojën se përpara takimit të IDU në Washington të kemi një diskutim me përfaqësues të opozitës anëtarë të IDU për arritjen e një marrëveshje dhe përballjen e përbashkët në zgjedhjet lokale.

Gjatë Kongresit z. Mediu mori pjesë në takime të organizuara diskutime me drejtues të CSU, të cilët shpjeguan qëndrimet e Gjermanisë për zhvillimet gjeopolitike, sigurinë, energjinë, konfliktin në Ukrainë dhe nevojën për një rol domethënës të Gjermanisë në Europë dhe skenën globale.

Z. Florian Hann, nënkryetar i CSU si dhe zëdhënësi për çështjet e sigurisë, i cili e njeh mirë situatën në Shqipëri dhe është mbështetës i antarësimit të Ballkanit në BE u shpreh:

“I theksoj rëndësinë e bashkëpunimit të Gjermanisë me rajonin ballkanik, duke konsideruar rrezik real influencën e Rusisë dhe Kinës në Ballkan”.

Po në të njëjtin qëndrim z.Thomas Erndi MP nën/kryetar i politikës së jashtme në Bundenstag, vlerësoi rëndësinë e Procesit të Berlinit. Ai vuri theksin së çdo bashkëpunim rajonal në Ballkan, duhet patjetër të ndërtojë mekanizmat për të ndaluar ndërhyrjen dhe influencën e Rusisë dhe Kinës në rajon, përndryshe ato vijnë ndesh BE dhe NATOs.

Ai theksoi se Procesi i Berlinit është projekti rajonal më i rëndësishëm, i cili i shërben të ardhmes Europiane të Ballkanit.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT