E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

Pesë bomba “Molotov” u përdorën jashtë një vendi ku mbahej një dasmë në Birmingham të Britanisë së Madhe.

Tre burra të veshur me të zeza sulmuan një vend dasme, duke i vënë flakën dy makinave luksoze.

Incidenti ndodhi rreth orës 20:30 të mërkurën, raporton Daily Mail, jashtë Sallës Mbretërore Shalimar në Highgate Road, në zonën Sparkbrook.

Pavarësisht ashpërsisë së sulmit, nuk u raportuan të lënduar, megjithëse pajisjet ndezëse thuhet se kaluan shumë afër njerëzve jashtë ndërtesës.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë të ftuarit që largohen nga vendi i ngjarjes në panik, ndërsa dy supermakina, thuhet se një Lamborghini dhe një McLaren, janë përfshirë nga flakët.

Bomba u hodhën edhe në ambientin e dasmës, ku ndodheshin qindar persona të ftuar. Tymi i dendur dilte nga automjetet.

Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të panjohura dhe po hetohen nga autoritetet, teksa pamjet bënë xhiron e rrjetit.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT