“Heronjtë nuk mposhten nga Covid 19”, surpriza për mjekët dhe infermierët e Infektivit

Mjekët e spitalit Infektiv janë surprizuar ditën e sotme teksa ndodheshin në krye të detyrës. Në një foto të publikuar nga kryeinfermierja Ana Luca, shihen mjekët dhe infermierët e rreshtuar duke pozuar me një tortë që u ka ardhur suprizë.

Mbi tortë lexohet mbishkrimi frymëzues: Heronjtë nuk mposhten nga Covid-19.

Kjo shprehje mesa duket u ka dhënë forcë personelit mjekësor që prej më shumë se 40 ditësh ndodhen në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT