Albin Kurti për “The Economist”: Thaçi çdo ditë gjen një pretekst për të më sulmuar

Revista britanike “The Economist” sjell një bashkëbisedim ndërmjet gazetarit të revistës, analistit Tim Judah dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, rreth situatës në Kosovë dhe arsyeve që çuan në votëbesimin e qeverisë Kurti vetëm pas 51 ditë pune.

Flasim me Albin Kurtin, një kryeministër reformist, pas rrëzimit të tij — dhe pyesim se si zyrtarët amerikanë mund të kenë luajtur një rol në rrëzimin e tij.

Kosova gjendet në një cep të ndarë dhe të paqëndrueshëm në Evropë. është një fakt që nënvizohet nga fati i Albin Kurtit i cili kaloi vetëm 51 ditë si kryeministër i një vendi. Udhëheqësi i koalicionit humbi votëbesimin tri javë më parë pasi mosmarrëveshja e provokuar nga fakti nëse do të duhej të shpallej një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të COVID-19. Z. Kurti ishte kundër masës së propozuar. Këto masa do t’i kishin dhënë fuqi shumë më të madhe rivalit të tij të gjatë, Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi. Një çështje madhore që nuk do të flakë armiqësinë e saj, ajo që dominon politikën e Kosovës, me fjalë tjera cështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e një vendi me Serbinë. Pas votimit, Kurti mbetet si kryeministër në detyrë.

The Economist: Para së gjithash zoti Kurti, faleminderit shumë që gjetët kohë për ne! Kam vërtet vetëm disa pyetje.

Albin Kurti: Faleminderit për mundësinë që më keni dhënë!

The Economist: Dhe, kështu ne po ashtu folëm edhe me Tim Judah, korrespondent i Ballkanit për The Economist.

Tim Judah: Albin Kurti është një figurë e njohur në Kosovë, që nga fundi i viteve ’90 dhe ai ka qenë një udhëheqës protestash që nga atëherë, deri kur erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të tetorit të kaluar. Ai ishte një kundërshtar i zëshëm i Serbisë që e kishte burgosur atë në fund të viteve ’90, pastaj ai ishte një kundërshtar i Kombeve të Bashkuara që administronte Kosovën deri kur Kosova shpalli pavarësisë së saj në vitin 2008, ai ishte kundërshtar i të gjitha qeverive të Kosovës qysh nga fillimi dhe ai ka qenë kundër BE-së dhe në mënyrë periodike kundër SH.B.A.-së dhe shumë njerëz nga ish-elita në Kosovë ndjeheshin të kërcënuar nga kjo.

The Economist: Zgjedhja e z.Kurti si kryeministër është mirëpritur në Uashington. Administrata e Presidentit Donald Trump është përpjekur të japë ndihmën e saj në zgjidhjen e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë që vazhdon që nga luftërat ballkanike të viteve 1990. Serbia kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës edhe pse shumica e vendeve evropiane dhe shumica e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara e kanë bërë një gjë të tillë. Kurti, megjithatë, nuk ka dëshirë ta zgjidhë një marrëveshjeme Serbinë që do ta ekspozonte administratën Trump si të paaftë (03:07 sec) dhe që e vendosë atë në anën e gabuar të z. Trump, por është Presidenti aktual i Kosovës ai që mbetet armiku kryesor i Kurtit.

Albin Kurti: Ai po sillet çdo ditë si një nga udhëheqësit e opozitës. Kështu që çdo ditë, ai gjen një pretekst për të më sulmuar.

Tim Judah: Presidenti Hashim Thaçi i cili ishte një figurë kryesore në ish-Ushtrinë Clirimtare të Kosovës që ishte një grup guerile që luftoi Serbinë në fund të viteve ’90. Ai është lloji i personit të cilin Kurti me të vërtetë dëshiron ta shohë tek ikën. Ai akuzon Thaçin se është lloji i personit që po simbolizon atë udhëheqje për të cilën ai thotë se është bërë i korruptuar.

Albin Kurti: Presidenti i Kosovës është më shumë një politikan i përditshëm sesa një figurë ceremoniale pasi një president duhet të jetë në një republikë e cila është demokratike dhe parlamentare për nga karakteri. Imagjinoj që Presidenti ynë do të donte të ndryshonte kushtetutën tonë dhe ta shndërronte republikën tonë në një sistem qeverisës presidencial sikurse SH.B.A. ose Franca.

The Economist: Tim, presidenti Thaci argumenton se ai është përqendruar vetëm në Coronavirusin dhe se shqetësimet e Z. Kurti për ndryshimet kushtetuese janë të invalide, por rivaliteti i tyre shkon shumë përtej kësaj.

Tim Judah: Pra, gjatë dy viteve të fundit, zoti Thaçi ka qenë pjesë e bisedimeve me homolugun e tij serb Presidentin Aleksandar Vucic, duke synuar disi të arrijë në një lloj marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë dhe Kurti ka qenë kundër kësaj dhe kur Kurti erdhi në pushtet ai tha qartë “Unë jam kryeministri, bisedimet me Serbinë tani do të vazhdojnë nën mbikëqyrjen time. Unë tani e kam këtë nën kontroll.

The Economist: Dhe kjo është arsyeja kryesore për këtë tani?

Tim Judah: Epo, fillimisht ata nuk janë pajtuar me atë së cfarë u la qevera e fundit e cila kishte vendosur një tarifë prej 100% për të gjitha importet serbe e cila me të vërtetë ka dëmtuar Serbinë ekonomikisht sepse Serbia eksporton shumë në Kosovë dhe Vuçiç, Presidenti serb, tha se ai do të procedonte mbase për të bërë një marrëveshje me Kosovën por ai dëshironte që kjo tarifë të hiqej. Z. Kurti atëherë tha “mirë, ne do të heqim tarifën dhe ka filluar ta bëjë këtë, në bazë të reciprocitetit, vendim ky që i ka zemëruar serbët por edhe amerikanët sepse reciprociteti është një mënyrë tjetër e mosheqjes së tarifës.

The Economist: Por, si ndodhi që Amerikanët të përfshihen kaq shumë në këto negociata?

Tim Judah: Arsyeja për këtë është, sepse amerikanët, konkretisht ambasadori Richard Grenell, i cili është ambasadori amerikan në Gjermani por edhe tani është ushtrues detyre i Shefit të Inteligjencës i cili është ngarkuar nga administrata Trump për të mbikëqyrur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ai besohet se dëshiron të ketë një sukses të politikës së jashtme me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë që do të mund të përdorej nga Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore. Çështja e tregtisë duket të jetë diçka e vogël, por ishte pikërisht kjo që i kishte vënë një bllokadë apo një ndalesë për një marrëveshje apo mundësisë për një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, midis Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç. Pastaj, pasuan zgjedhjet dhe Kurti duket se po u bëhet pengesë në një mënyrë të tillë dhe duket se po vepron paksa vrazhdë në raport me amerikanët.

Albin Kurti: Ata më akuzuan si antiamerikan sepse në këtë pikë nuk u pajtova me ambasadorin Grenell. Kështu që, unë u pajtova me ambasadorin Grenell që duhet të kemi një marrëveshje me Serbinë, se një energji e re është e nevojshme, por atëherë kur bëhet fjalë për përmbajtjen e marrëveshjes, ne patëm mospajtime. Nuk e konsideroja që ky mospajtim duhet të kishte një rëndësi kaq të madhe, por doli të ishte i tillë.

Tim Judah: Dhe kështu duket se amerikanët i kanë inkurajuar miqtë e tyre në Kosovë, përfshirë zotin Thaci dhe të tjerët, të heqin qafe këtë kryeministër agresiv.

The Economist: Megjithatë, tradicionalisht, Amerika ka qenë në anën e Kosovës dhe jo në anën e Serbisë. Si e lexoni ju këtë qasje amerikane, pra një qasje se duket se shkon në favor të Serbisë tani?

Tim Judah: Epo, është jashtëzakonisht e çuditshme sepse Amerika ishte një mbështetëse e madhe e Kosovës, duke mos harruar që në vitin 1999 ishin amerikanët ata që udhëhoqen bombardimin e NATO-s, një kampanjë ushtarake e cila zgjati 78 ditë kundër Serbisë dhe që i dha fund sundimit serb në Kosovë dhe që natyrisht krejt në fund ka rezultuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe tani është mjaft e çuditshme sepse deklaratat që po vijnë nga Uashingtoni duket se janë shumë të ngjashme me deklaratat dhe ndjenjat që janë parë tek vijnë nga agjensitë e lajmeve sikurse Itar Tass, nga Moska, kështu që ka qenë mjaft konfuze për disa njerëz sepse tani duket sikur amerikanët po favorizojnë Serbinë dhe janë në të njëjtën linjë argumentesh sikurse rusët.

The Economist: Atëherë, çfarë po ndodh tani, kur krejt kjo vjen kur po përballemi me një pandemi globale që nuk do ta lë as Kosovën të paprekur dhe zoti Kurti duket nuk është edhe më tutje pjesë e qeverisët, por çfarë ndodh tani?

Tim Judah: Në radhë të parë Kurti vazhdon punën e tij si kryeministër në detyrë. Kjo do të thotë se ai është ende në pushtet mirëpo ai dhe qeveria e tij kanë shumë më pak fuqi sesa do të kishin në një qeveri të plotë. Në një situatë të zakonshme, mund të vazhdohet me zgjedhje të parakohshme, por në këto rrethana, është e pamundur të vazhdohezt me gjedhje të tilla. Pra, mbase ajo që do të ndodhë është që një qeveri e re do të formohet brenda disa javëve në vazhdim, përveç nëse zoti Kurti mund të gjejë ndonjë opsion tjetër se si të dilet nga kjo situatë, mirëpo ai dhe partia e tij nuk do të jenë më tutje në pushtet. Z. Kurti nuk ka të ngjarë të dorëzohet pa rezistencë.

Albin Kurti: Politika është një luftë dhe unë jam njeri i rezistencës. Ju e dini formulën e vjetër të Clauseëitz “lufta është politika me mënyra të tjera”. Mund të them që tani e kundërta e kësaj është e vërteta, politika është luftë me mënyra të tjera.

Tim Judah: Kurti supozon se edhe nëse ai rrëzohet nga pushteti ai do të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe se ai do të kthehet në një pozicion shumë të fortë.

Përgatiti për publikim: Nuhi Shala

Back to top button
LAJMET E FUNDIT