Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

Kevin Lamour, drejtori operativ i FIFA-s, është pushuar nga puna nga organizmi që drejton futbollin botëror. Drejtuesi francez gjatë javëve të fundit kishte kritikuar publikisht presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Lamour ishte kundër planit të kreut të FIFA-s, që parashikonte shitjen tek investitorët privatë të një pakete prej 20% të kuotave të Kupës së Botës. Ai ishte shprehuar se ishte “mashtruar” nga Infantino.

Pjesëtarëve të Këshillit të FIFA-s u është komunikuar se “vendimi është marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe në respekt të plotë për Kevin”. Infantino kohët e fundit është vënë në qendër të kritikave dhe disa federata dhe konfederata kanë dalë hapur kundër tij, për shkak se planifikoi të shiste Botërorin te privatët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT