Edhe 20 të shëruar në Shqipëri, Rama: Sot ndihmuam 10 213 familje e individë

Një tjetër lajm i mirë! 20 persona që ishin infektuar me CoVid-19, janë shëruar në Shqipëri.
“LAJM I MIRË: 20 TË SHËRUAR SOT” ,shkruan Rama.
Ndërkohë numri i të prekurve në vend nga CoVid-19 ka shkuar në 433 bëri me dije Ministria e Shëndetësisë. 17 raste të reja janë regjistruar 24 orët e fundit nga 259 persona që ishin të dyshuar.
Kryeministri ka publikuar edhe videon e përditshme të operacionit humanitar gjatë krizës me COVID-19 duke siguruar se vijon në fund të luftës.
Ram thotë se sot u ndihmuan 10 mijë e 213 familje dhe individë në nevojë ose pensionistë të vetmuar duke i ndihmuar me ushqime e barna mjekësore.
VIDEO DHE STATUSI NGA EDI RAMA
#TiNukDoJeshKurrëVetëm
223.486 FAMILJE/ INDIVIDË SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE DERI TANI
SOT NDIHMUAM 10.213 FAMILJE/INDIVIDË
BERAT 1095
TIRANË 770
ELBASAN 158
KUKËS 427
DIBËR 456
KORÇË 2201
SHKODËR 567
GJIROKASTËR 1555
LEZHË 1765
DURRËS 276
VLORË 267
FIER 676
DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS