Ish-ambasadori amerikan: Administrata e Trump ka qasje më ndryshe ndaj Kosovës

trajtojmë si të tillë. Është absolutisht legjitime për Kosovën që të marrë hapa të vendosjes së tarifës apo formave të tjera të shpagimit për bllokimin e anëtarësimit të saj në OKB apo në institucioneve të tjera dhe unë nuk shoh që ka ndonjë gabim në këto politika (të Kosovës).
Jeta: Kritikët e këtyre politikave thonë që kjo sjellje është një “anti-amerikanizëm”, a mendoni që kjo është “anti-amerikane”?
Jeta: Të mos i dëgjosh ShBA-ve kur ata vazhdimisht gati se çdo javë i kërkojnë Kosovës që të heqë tarifat apo masat e reciprocitetit (e Serbisë s’i kërkojnë)?
Pardew: E pse ju duhet të dëgjoni diçka që është e gabuar? Nuk po e kuptoj këtë.
Jeta: Sepse shumë njerëz thonë sepse “Amerika po na e kërkon”, e Amerika e ka bombarduar Serbinë dhe na ka shpëtuar nga Serbia, prandaj, (thonë ata), çka të thotë Amerika mirë e ka.
Ballkani është thjesht një shembull i kësaj por unë mund të ofroj edhe shumë e shumë shembuj të tjerë. Mirëpo, Kosova nuk ka asnjë obligim që të shkojë (qorrazi) pas Shteteve të Bashkuara kur ato nuk janë duke ecur në rrugën e duhur. Ju jeni një shtet sovran.
Jeta: Është interesant që e përmendët Presidentin Bush, është një citat interesant nga ai, i cili ishte një republikan dhe në vitin 2001 kur kishte folur për prezencën ushtarake të NATO-s në Kosovë, ai kishte thënë fjalën e tij të famshme “Ne kemi hyrë bashkë dhe do të largohemi bashkë”. Si është e mundur që Trump që është një republikan ka zgjedhë që të ecë në një rrugë krejt të ndryshme me paraardhësin e tij që po ashtu ishte republikan?
Pardew: Epo Trump sigurt nuk është një republikan tradicional. Ka ndodhur që ai ka kontroll mbi Partinë Republikane tani, dhe disa mund të argumentojnë se çfarë është e mirë apo e keqe. Por ai nuk është republikan në kuptimin tradicional. Unë mendoj se një republikan tradicional e sheh stabilitetin e rajonit të Ballkanit si interes të Shteteve të Bashkuara, zhvillimin e demokracisë në rajon si në interes të ShBA-së e jo të bëjë politika nga të cilat do të pasojnë tronditje nga ajo se çfarë do të ndodhë.
Jeta: A mund të parashikoni që një marrëveshje paqeje të ndodhë përpara zgjedhjeve të ardhshme të ShBA-së, nëse nxitimi për të hequr tarifën, për të hequr reciprocitetin, është për të nënshkruar marrëveshjen e paqes sa më shpejt që të jetë e mundur. A mund ta parashikoni këtë në kohën e COVID-it?
Pardew: Unë besoj se disa nga muajt e ardhshëm do të jenë të dominuar nga COVID-19 dhe i gjithë ky absurditet në lidhje me tarifat, dhe argumentet mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të lihen mënjanë dhe njëherë të marrim kontrollin e situatës shëndetësore në vendet përkatëse dhe pastaj të bëjmë presionet diplomatike (mundësisht prej atyre) që i kuptojnë ngjarjet. Kështu që tani, vendimi kritik që duhet të marrin qeveritë është se si ata t’i mbrojnë njerëzit nga ky virus i tmerrshëm që po mbizotëron anë e mbanë botës.
Jeta: Për fund, ju keni qenë një diplomat më parë, një ambasador amerikan. A keni qenë ndonjëherë në një pozicion kur shefi juaj në DC kërkon që të ndihmoni në rrëzimin e një qeverie të zgjedhur?
Pardew: Jo. Unë nuk jam një adhurues i madh i ndryshimit të regjimit, sepse është kundër produktiv. Në fund të fundit shikoni sesi veproi Richard Hoolbroke me Millosheviqin gjatë viteve 95-96 deri në vitin 99, dhe në asnjë moment nuk bëmë një kërkesë për ndryshim të regjimit në Serbi, serbët e bënë këtë vetë. Kështu që, nuk më është kërkuar të bëj një gjë të tillë, dhe nuk jam një adhurues i madh i kësaj as tani.
Jeta Xharra: Sot, Ministria e Jashtme e Rusisë ka dalë me një deklaratë dhe kërkesë që Kosova të heqë reciprocitetin. Si e shpjegoni faktin që ShBA nuk po koordinon përpjekjet e veta me BE por me Rusinë?
James Pardew: Unë nuk mund ta shpjegoj këtë dhe nuk më befason që Rusia lëshon një deklaratë si kjo. Interesi i Rusisë është që ta mbajë topin e konflikteve në lëvizje dhe t’i mbajë gjallë këto konflikte. Ata thjesht janë të interesuar të shkaktojnë paqëndrueshmëri në rajon, dhe në Evropë në përgjithësi. Çdo gjë që ndan aleatët e SHBA-së me aleatët tjerë (në BE e NATO) është në interesin e Rusisë.
Dëgjo, ka një mekanizëm për koordinim të politikave në regjion me Rusinë. Kam punuar ngushtë me rusët gjatë viteve 1995 e deri kur a kam lënë punën në qeveri në vitin 2008 dhe është shumë e mundur që ShBA-të dhe BE-ja të jenë aleatë me Moskën dhe të punojnë me atë, mirëpo administrata e Putinit ka pasur një qasje më konfrontuese se sa bashkëpunuese për këtë çështje dhe mendoj që kjo është për të ardhur keq, dhe shpresoj që Moska do të kthehet dhe të bashkëpunojë me Amerikën dhe Perëndimin. Ka një mekanizëm që fillimisht ishte quajtur Grupi i Kontaktit dhe që tani funksionon si Quint ku çështjet e tilla koordinohen. Nuk jam i sigurt se sa është efektiv ky grup tani por kam përshtypjen që nuk është shumë efektiv.
Jeta Xhara:Pala tjetër është duke thënë se njerëzit si ju (që po botoni shkrime kritike për administratën e Trumpit), Shaun Byrnes, Daniel Server, Edward Joseph, ju jeni vetëm veteranë të Ballkanit ndërsa administrata e re janë biznesmenë. Ata kanë një prapavijë krejt tjetër prej jush dhe kjo është arsyeja pse Ju nuk po i kuptoni ata (të cilët s’kanë faj). Ata thjesht duan të bëjnë biznes, të zhvillojnë ekonominë dhe janë transparentë lidhur me këtë. Z. Grenell thotë se gjithçka ka të bëjë me ekonominë, neve nuk na intereson politika, ne kujdesemi për ekonominë. Pse ju nuk mund ta shihni këtë (marrëveshjet Kosovë-Serbi) nga kjo pikëpamje?
James Pardew: Ju mund të kritikoni njerëzit me përvojë aq sa dëshironi, por me përvojë të mangët gjërat mund të shkojnë keq. Për ata prej nesh që kanë vite me radhë në rajon, të cilët janë takuar me udhëheqës aktualë dhe të kaluar, ne e kuptojmë thellësisht atë se çfarë po ndodh në rajon dhe e kuptojmë kulturën dhe politikën e saj. Ju mund të na injoroni neve, por këtë e bëni në rrezikun tuaj. Lirisht le të na injorojnë, por unë ndjej që kam detyrë ta ngris zërin bazuar në përvojën time. Kjo nuk ka të bëjë me biznes, ka të bëjë me demokracinë dhe zhvillimin e kombeve dhe koordinimin dhe bashkëpunimin midis kombeve. Dhe unë mendoj nëse e shikoni këtë thjesht nga ana e biznesit, mund të bëni një gabim të madh. Nëse nuk e dini se çfarë jeni duke bërë, dhe jeni aq të nxituar për të menduar se thjesht mund të futeni në një rajon shumë të komplikuar dhe të kryeni një lloj mrekullie, kjo është plotësisht gabimisht. Mendoj se është një gabim gjigant për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Jeta Xharra: Paj, edhe nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, apo shkon keq (e përkeqëson gjendjen në teren) gjithmonë gjindet dikush për t’u fajësuar. Evropa për shembull, a do jetë pastaj “faji i Evropës”?
James Pardew: Sigurisht. Administrata e Trump-it asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi për asnjë gjë ku ka dështuar. Ata janë gjithmonë në kërkim të dikujt tjetër që t’ia hedhin fajin. Nëse shikoni se çfarë po bën Presidenti tani me COVID-19, po fajëson guvernatorët e shtetit dhe kështu me radhë. Ata nuk janë të prirur të marrin përgjegjësi për asgjë.
Jeta Xharra: Çfarë po ndodh në Amerikë që, para se të ndodhë COVID 19, Kosova e meritoi kaq shumë vëmendjen (e diplomacisë amerikane)? Pse është medalja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë kaq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara? Çfarë bëmë për të merituar këtë vëmendje?
James Pardew: Unë nuk e di. Është një mister dhe unë mendoj se kjo lloj vëmendje në nivelin e lartë është e paarsyetuar. Ky është një problem i madh dhe i gjatë e që do të zgjasë një kohë. Është i ndërlikuar dhe është i vështirë për t’u zgjidhur. Dhe në fund të fundit do të kërkohet që Serbia të mendohet mirë dhe të përballet me faktin se Kosova është një vend i pavarur. Qartazi, unë thjesht mendoj se ky është një problem afatgjatë që nuk meriton vëmendjen e nivelit të lartë të cilin e ka marrë. Përkundrazi ShBA-ja duhet të promovojë shëndetësinë dhe stabilitetin në këtë rajon, përfshirë Kosovën, dhe të ndalojë përpjekjet për bërë ndonjë zgjidhje të mrekullueshme që destabilizon Kosovën dhe rajonin.
Jeta Xharra: Për fund, ju jeni aq moti i përfshirë në Ballkan sa keni qenë pjesë e konferencës së Dejtonit, dhe duke e ditur që njerëzit që ishin përfshirë në Dejton, ai ishte Millosheviqi, por nuk është më Millosheviqi, është Vuçiq që ka punuar për të dhe ishte ministër i Informacionit në atë kohë. Cili është parashikimi juaj, duke njohur këto personazhe, (e njihni) edhe Thaçin të përfshirë në Rambuje (pas Deytonit). Por më intereson, a mendoni se Vuçiq është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me Kosovën duke e ditur prej çfarë vije politike vjen?
James Pardew: Jo. Unë i njoh të gjithë këta njerëz. Dhe Serbia nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje nëse nuk merr gjithçka që dëshiron e ajo dëshiron shumë. Kështu që nuk mendoj se këto lloj manipulimesh ndërmjet tarifave dhe Kombeve të Bashkuara dhe gjithë kësaj, ato janë probleme të vështira për t’u zgjidhur dhe do të marrin shumë kohë dhe mbase janë si zhvillimi politik që shkon përtej Beogradit dhe Prishtinës. Millosheviqi e promovoi konfliktin etnik për përfitimin e tij politik të brendshëm. Edhe të tjerët e kanë bërë atë dhe Vuçiq po e ndjek këtë traditë.
Jeta Xharra: Pritni, a nuk është në interes të Vuçiqit ta sjellë Serbinë në BE?
James Pardew: Sigurisht që është. Por ai nuk është i gatshëm ta zgjidhë çështjen e Kosovës, për ta bërë këtë të mundur. Kështu që ai do të vazhdojë rrugës së njëjtë si deri tash.
Jeta Xharra: Ju keni qenë ambasadori amerikan në Bullgari (anëtare e BE-së). A mendoni se Serbia do të pranohet në BE, në këtë klimë, në këtë dekadë, pa e njohur Kosovën?
James Pardew: Unë shpresoj që jo. Serbia duhet të marrë një vendim, a do të shkojë në rrugën e regjimit të Putinit dhe Rusisë, apo do të bashkohet me aleatët perëndimorë? A do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian? A do të bëhet më demokratike dhe më pak e korruptuar? A do t’i bashkohet NATO-së dhe aleancave perëndimore përfundimisht?
Jeta Xharra: Pse duhet ta bëjë këtë kur mund të ulet (ashtu si preferon sot) me një këmbë në Rusi, dhe me një këmbë në BE?
James Pardew: Epo, kjo është ajo që ata po përpiqen të bëjnë, por unë nuk mendoj se BE po e pranon atë politikë. Dhe në fund të fundit shpresojmë që Rusia mund t’i bindë, por tani për tani Rusia është në gjendje konfrontimi duke u përpjekur të destabilizojë demokracinë në perëndim, ata po kanë disa suksese me çështje si kjo tani. Unë nuk shoh zgjidhje afatgjatë për këtë dhe sigurisht mendoj se Serbia po përpiqet të luajë në të dyja anët. Dhe ata duhet të marrin një vendim: Rusia apo Perëndimi. Dhe deri më tani, ata nuk kanë zgjedhur.
Jeta Xharra: Artikujt tuaj duke përfshirë edhe të Tim Judah, Edward Jospeh, Shaun Byrnes, Daniel Serwer janë shpërndarë masivisht në Kosovë. Pala tjetër ka thënë (në Twiter) “Ju jeni vetëm një grup pensionistësh dhe nuk keni asnjë ndikim”. A është kështu?
James Pardew: Fakti që unë po flas me ju sonte do të thotë që paskam një ndikim të caktuar dhe dëshiroj të mendoj se njerëzit që dinë se çfarë flasin, kanë njëfarë ndikimi. Amatorët dhe naivët, dhe ata që janë në shërbim të vetvetes mund të na kritikojë sa të duan, por këta emra që i përmendët dinë diçka për këtë rajon dhe ishin të përfshirë në këtë rajon për disa vjet dhe të na injorojnë e të na nënvlerësojnë, kjo është e tyre ta bëjnë. Por deri më tani politikat e tyre janë një dështim dhe ata duhet të përballen me këtë dhe ata janë përgjegjës për rezultatin.
Dhe më lejo të them edhe një gjë: uroj më të mirën për popullin e Kosovës në këtë kapitull shumë të vështirë, shpresoj që ju të keni një qeveri të fortë, që të merrni masat që janë të domosdoshme për të mbrojtur veten dhe familjet e juaja përderisa ky virus i tmerrshëm COVID-19 po përhapet në të gjithë botën. Përsëri, gjëja më e rëndësishme tani (për ju) është shëndeti i popullit të Kosovës dhe nuk janë këto çështje politike, andaj i uroj të gjithë njerëzve të Kosovës, të gjitha etnive më të mirën dhe ju lutem bëni kujdes në këtë kohë të vështirë. Faleminderit.
Jeta Xharra: Faleminderit për këtë mesazh!
www.kallxo.com