Sindikata e Infermierëve, kërkesë Edi Ramës: Kalo një pagë shpërblim!

Sindikata e Infermierëve i është drejtuar kreu të qeverisë Edi Rama me një kërkesë konkrete për stafet e infermierëve që sot janë në frontin e përballjes me koronavisurin.

Në një letër publike, ata deklarojnë se qeveria duhet të kalojë një pagë shpërblim për nevojat aktuale të infermierëve dhe familjeve të tyre dhe për t’i motivuar më shumë punonjësit që janë në krye të deyrës.

Kërkesë e hapur

Sindikata e infermierëve te Shqipërisë.

Drejtuar: Kryeministrit të Shqipërisë, Zotit Edi Rama.

Pershendetje! Ju falenderojme per masat e mara dhe per vleresimin ebere per punonjesit e shendetesise te cilet jane heronjte e vertete te kesaj lufte.

Ju vleresuat pararojen e kesaj lufte por te gjithe jane heronj te vertete sot per sakrificat qe bejne ne realizim te misjonit te tyre nqs kishim nje Nene Terza e Kalkutes sot tegjithe keta jane Nene Terezat e Shqiperise.

Ne kërkojmë për motivim me te madh por dhe per plotesim te nevojave te tyre ne keto dite tu jepet një page shperblim dhe kjo tu kaloje ne llogarite personale ne momentin me te afert te mundshëm.

Kjo do ndikoje sado pak ne perkushtimin e tyre ne balle te kesaj lufte Ju falenderojme per mirkuptimin SISH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT