Prokurori i Përgjithshëm ende nuk njeh komptencat e tij

Ditën e djeshme është mbajtur në Tiranë një Konferencë mbi prezantimin e sfidave që ka insitucioni i Prokurorisë së Përgjithshme.

Në këtë konferencë merrnin pjesë përfaqësues të lartë të sistemit gjyqësor, qeverisë, por edhe përfaqësues nga partnerët ndërkombëtarë. Në fakt kjo konferencë vjen pas ndryshimit thuajse tërësisht të rolit të Prokurorisë së Përgjithshme mbi objektin dhe kompetencat e saj.

Pikërisht në këtë kontekst edhe Prokurori i Përgjithshëm Çela gjatë fjalës së tij u shpreh se “me ndryshimet që pësoi në 2016 ligji për prokurorinë raportet e reja kanë krijuar paqartësi brenda zyrave, ndërsa ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor si rrjedhojë e praktikave të ndryshme në mungesë të një autoriteti centralizues”.

Kjo pra tregon se akoma organi i prokurorisë përballet me sfida në konsolidimin e strukturave të saj, por edhe harmonizimit të kuadrit ligjor. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Prokurori i Përgjigjthshëm preku edhe një nga çështjet më shqetësuese për funksionimin e sistemit të drejtësisë, siç është ajo e pamjaftueshmërisë së burimeve njerëzore.

Por ajo që na bën çudi të gjithëve është fakti se kanë kaluar tashmë më shumë se 3 vite nga miratimi i kuadrit ligjor dhe Prokurori i Përgjithshëm, na tregon të njëjtën fabul me pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore dhe mosnjohjen e ligjit. A thua se reforma në drejtësi nisi dje.

Po përveç kësaj është e dukshme tashmë edhe nga veprimet konkludente të Prokurorit të Përgjithshëm, se ai nuk njeh sa duhet kompetencat dhe në disa raste madje edhe i ka tejkaluar ato.

Kështu mjafton të sjellim në vëmendje rastin e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku z. Çela pak ditë pas tërmetit mbërriti në Prokurorinë e Durrësit në një pronocim të tijin shprehej se i kishte kërkuar kësaj prokurorie nisjen e hetimeve për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për ndërtetsat e dëmtuara që dyshohej se nuk plotësonin kushtet teknike të ndërtimit.

Kujtojmë këtu që me ndryshimet që ka pësuar kuadri i ri ligjor “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme” prokurorët e shkallëve më të ulëta janë tashmë të pavarur.

E kështu prokuroria është një organ i decentralizuar. Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm në mosnjohje të kompetencave të tij ndërhyn tek prokuroët e e tjerë duke orientuar punën e tyre.

Por në fakt nuk mbaron me kaq…Ditëve të fundit u arrestua botuesi Henri Çili gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit. Kur kishin kaluar vetëm pak orë nga arrestimi siç edhe në rastin që përmendëm më sipër, u shfaq sërish Pokurori i Përgjithshëm që shpejtohej të merrte meritat e arrestimit, duke e cilësuar këtë si fryt të një prokurorie të pavarur.

Por nga ana tjetër ai harron që këto ndërhyrje cënojnë në fakt pikërisht pavarësinë e punës së prokurorisë. Kjo sepse ligji për prokurorinë ja ka përcaktuar tashmë shprehimisht detyrat Prokurorit të Përgjithshëm.

Ai është tashmë më shumë një menaxher i punës administrative sesa drejtues hetimesh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT