Asgjë nuk mbaron më 2 mars/ Çfarë mund të bëjë tjetër Presidenti?

Ditën e sotme ashtu siç edhe ishte lajmëruar më parë nga zëdhënësi i presidencës, kreu i shtetit Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp.
Kjo konferencë vjen në fakt në vrazhdën e denoncimeve të shumta në kuadër të asaj që presidenti e ka quajtur “shpartallimi” i grushtit të shtetit. Ashtu siç edhe në daljet publike paraardhëse Presidenti doli edhe sot me letra në duar për të denoncuar vendimet e ndërmarra nga Kuvendi.
Gjatë daljes për media kur u pyet se çfarë rezultati do të ketë manifestimi i 2 marsit, presidenti u përgjigj me frazën “asgjë nuk mbaron më 2 mars”. Por çfarë mund të bëjë Ilir Meta më shumë?
Tashmë alternative e denoncimeve të veprimeve të mazhorancës dhe kuvendit duket se u ezaurua. Mbase ajo që pritet tashmë nga Presidenti është shpallja e një date për referendum, një paralajmërim i hershëm i tij. Edhe pse kujtojmë që ky veprim kërkon patjetërmiratimin nga ana e kuvendit, siç parashikon në fakt edhe Ligji “Për Referendumet”.