Majko: Presim mandatin e tretë, jemi partia e surprizave që befasojmë kur nuk ta pret mendja

Nisën punimet e ditës së dytë të Kongresit Zgjedhor të PSSH.
Nga ky kongres ka folur Pandeli Majko, ministri i Diasporës i cili tha se PS është partia e surprizave dhe se do fitojë mandatin e tretë.
“Kongres i rëndësishëm pa diskutim, pritshmëria, mandati i tretë.
Do të jetë hera e parë në 30 vite marrja e mandatit për herë të tretë.
Partia Socialiste është partia e surprizave, të befason kur nuk ta pret mendja”, u shpreh Majko.