Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ilir Meta: Shqiptarët, faktor kyç në Malin e Zi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, u prit sot me nderime të larta shtetërore nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy delegacionet zhvilluan bisedime zyrtare. Në përfundim të bisedimeve, Presidenti Meta dhe Presidenti Gjukanoviç dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë takimit në Podgoricë me homologun e tij të Malit të Malit të Zi i ka vlerësuar shqiptar si faktor kyç për Pavarësinë, integrimin, stabilitetin dhe prosperitetin e Malit të Zi.

“Shqiptarët janë faktor kyç për pavaresinë, stabilitetin, prosperitetin e Malit të Zi por edhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona. Shqiptarët duhet të kenë një përfaqësim më të madh në administratën malazeze”, – është shprehur ndër të tjera Meta në takimin me homologun Gjukanoviç./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button