Paketa “anti-shpifje”, reagon Meta: S’kemi nevojë për rekorde të tjera negative, dëgjoni gazetarët

Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale, postimin e komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç, e cila kërkon rishikim nga ana e Parlamentit paketën anti-shpifje.

Në një shënin në facebook Meta shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare.

Sipas Metës, shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri.

‘Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!

Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! 

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur’, shkruan Meta. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT