Kosova ndan 500 mijë euro për ta ndihmuar Shqipërinë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kabineti i tij ka votuar për t’i ndarë 500 mijë euro për ta ndihmuar Shqipërinë.

Pasi dha lajmin për ndarjen e fondeve, Haradinaj u shpreh i prekir thellë me ngjarjet.

Ndërkaq, Haradinaj ka theksuar se të gjitha institucionet e Kosovës po angazhohen për popullin shqiptar. “Jemi thellësisht të prekur nga tragjedia në Shqipëria. Lutjet e popullit tonë janë me qytetarët e Shqipërisë, me bashkëkombësit tanë.

Kemi shpreh gatishmërinë që t’i dalim ndihmë, kemi mobilizuar ekipet e FSK-së dhe PK, institucionet e tjera të sigurisë të nisin procedurat për intervenim.

Kemi angazhuar ekipe si nga Trepça, Miniera e Artanës, KEK-njësinë e zjarrfikësve. I kam autorizuar të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes që të nisën për Shqipëri”, ka thënë Haradinaj. Ndërkohë, shumë qytetarë kanë hapur dyert për shqiptarët që janë prekur nga tërmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT